“Arkitekti i sulmit të 7 tetorit”, Izraeli spekulon për vdekjen e liderit të Hamasit

17 Tetor 2024 | 17:48

Yahya Sinwar, lideri i Hamasit që organizoi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit që shkaktoi luftën në Gaza, thuhet se është vrarë nga forcat tokësore izraelit.

Izraeli ka informuar Shtetet e Bashkuara se po heton mundësinë e vdekjes së shefit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Tashmë, SHBA po konsultohet me agjencitë e saj të spiunazhit në terren për të verifikuar informacionin.

Deri më tani, Hamasi nuk e ka komentuar këtë, por nëse konfirmohet vdekja e Sinwarit, kjo do të ndikonte ndjeshëm në përpjekjet e SHBA-së për të arritur marrëveshje armëpushimi në rajon.

Kush është Yahya Sinwar?
  • Yahya Sinwar lindi në kampin e refugjatëve Khan Younis në Gazën jugore në vitin 1962.
  • Familja e tij ishin refugjatë nga Majdal Askalan, ose ajo që u bë Ashkelon, pas krijimit të Izraelit në 1948.
  • Sinwar kaloi 22 vjet të jetës së tij në burgjet izraelite, pasi dyshohet se kishte planifikuar rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë në vitin 1988. Ai u lirua në vitin 2011 si pjesë e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve.
  • Sinwar pasoi Ismail Haniyeh si udhëheqës të Hamasit në Gaza në vitin 2017. Ai u bë udhëheqësi i grupit pasi Izraeli vrau Haniyeh në korrik.
  • Pas sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, të cilin ai akuzohet si organizator, ushtria izraelite e përshkroi atë si një “të vdekur që ecën”.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026