Sanchez kundër ‘Itali-Shqipëri’: Modeli nuk i zgjidh problemet, krijon të tjera
“Pozicioni ynë është i qartë: nuk jemi në favor të formulave të tilla”.
Me këto fjalë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez është shprehur kundër modelit italo-shqiptar për zgjidhjen e çështjes së emigracionit.
“Modeli i Shqipërisë nuk e zgjidh problemin, madje krijon probleme të tjera. Ne jemi për një vizion më të gjerë ndaj çështjes së emigracionit, duke mbështetur bashkëpunimin me vendet e origjinës, në mbështetje të emigracionit të rregullt”, ka deklaruar Sanchez.
Sipas tij, propozimi spanjoll për emigracionin bazohet tek humanizmi.
“Një emigracion i kontrolluar dhe i përgjegjshëm është përgjigjja e duhur ndaj këtij problemi që ka përfshirë Spanjën dhe Evropën. mirëqenia jonë varet nga politikat migratore”, ka thënë Sanchez në përfundim të mbledhjes së Këshillit të BE-së.
Ai ka shtuar se qeveria spanjolle i ka idetë e qarta sa i takon fenomenit migrator.
“Nëse nuk jemi koherent më parimet tona do të humbasim luftën morale dhe po ashtu do të humbasim të gjithë si evropianë”, ka nënvizuar më tej Sanchez.
Më tej kreu i qeverisë spanjolle ka kritikuar qasjen e disa vendeve si Hungaria ndaj çështjes së emigracionit.
“Hungaria prej kohësh po mban peng politikat evropiane. Ajo nuk po i përgjigjet nevojave që kemi”, ka shtuar Sanchez.
Në fundjavë, edhe Polonia e Donald Tusk doli kundër pranimit të kuotës së emigrantëve, duke deklaruar se nuk do të lejojë asnjë refugjat që kërcënon sigurinë e vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West