Referendumi i Moldavisë për në BE, Moska tenton të ndikojë tek votimi
Moldavia po bëhet gati për referendumin e së dielës për anëtarësimin në BE dhe për zgjedhjet presidenciale në një atmosferë të tensionuar.
Duke folur për Euronews, zëvendës kryeministrja e qeverisë pro-evropiane deklaroi se Rusia po përdor një shumëllojshmëri mjetesh për të ndikuar tek votimi.
“Fatkeqësisht kemi konstatuar një operacion masiv përmes mjeteve klasike të Kremlinit, por të aplikuara në një shkallë të paprecedent. Ka pasur para të pista që janë derdhur për politikanët tanë, për të përdorur palët pro-ruse për destabilizimin e situatës, për të korruptuar kandidatët dhe madje votuesit. Gjithashtu ka pasur një fushatë të fuqishme keqinformimi dhe propagande kundër BE-së”, u shpreh zëvendës kryeministrja, Cristina Gherasimov.
Rezultati i referendumit do të përcaktojë nëse anëtarësimi në BE do të përfshihet në Kushtetutë, gjë që kërkon konsensusin e më shumë se gjysmës së votuesve. Por një rezultat i tillë mund të çojë në tensione të mëtejshme, pasi separatistët pro-rusë kontrollojnë de fakto lindjen e vendit.
“Ka pasur shumë shqetësim për destabilizimin e rajonit të Trans Nistrias. Në dy vitet e fundit, sidomos që nga pushtimi rus i Ukrainës, kemi arritur ta mbajmë situatën të qetë dhe të qëndrueshme në të gjithë vendin. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”, tha Gherasimov.
Sipas sondazheve të fundit, presidentja pro-evropiane në detyrë, Maia Sandu rezulton fituese dhe shumica pritet të votojë në favor të anëtarësimit në BE në referendum.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur