U sulmua seksualisht nga nipi i saj, flet për herë të parë 75-vjeçarja në Korçë
75 vjeçarja, Atixhe Pinjolli ka rrëfyer për Euronews Albania ngjarjen, ku ajo u sulmua seksualisht nga nipi i saj, 62-vjeçari Ali Pinjolli.
Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës së nuses së xhaxhait, Atixhe Pinjolli dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë.
“Pardje në orën 02:30 isha në gjumë, më erdhën drutë, mi shkurtoi njëri dhe lashë dritën e ballkonit ndezur para se të flija. Në këtë orë dëgjoj një zhurmë, mendova se do më vidhnin drutë, kur hapa derën, pashë nipin e burrit. Kishte thyer xhamin, kishte rrëzuar mobiliet. Mu hodh përsipër dhe thoshte fjalë shumë të pista. Ç’të të them? Po që ai donte drunë. Kërkova ndihmë, thërrisja me gjithë fuqinë, komshinjtë. Jemi vetëm pleq këtu. Asnjë nuk erdhi. Më shtyu. Me goditi disa herë por nuk i thashë policisë. Shenjat në fytyrë ai mi ka lënë. Do lajmëroj policinë por ik me të mirë se të kam nip – i thashë. Skam as burrë as djalë. Kishte 3-4 muaj nuk fliste. Nuk e di a ishte i pirë. Kur tha unë ERDHA PËR TY. Unë te kam si djalë i thashë, se djalin tim e kam varrosur. U goditëm. Ja futa dorën në fytyrë. Ai shante policinë. Do lajmëroj vëllain i thashë. Turp te kesh i thashë, se të kam rritur si djalin tim. Kam frikë, do e vras, do i vë zjarrin, më tha pisllëqe”, tha 75-vjeçarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 18:43 Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 18:30 Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë