Policia gjen mbi 10 kilogramë drogë në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë

22 Tetor 2024 | 12:07

Policia e Kosovës tha se gjatë një operacioni ka ndaluar një automjet me targa të Kosovës në magjistralen Fushë Kosovë-Prishinë, ku gjeti mbi 10 kilogramë drogë, që dyshohet se është e llojit kokainë.

Sipas njoftimit, shtetasi i Kosovës, Z.J, po drejtonte automjetin ku u gjet droga prej 10 kilogramë e 224 gramë në vlerë të tregut prej 450.000 euro. Ai është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale: “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia tha se pasi gjeti drogën në veturën e të dyshuarit, kreu edhe bastisje në shtëpinë e tij në komunën e Graçanicës, që gjendet afër Prishtinës.

Gjatë këtij aksioni, të koduar “007”, Policia sekuestroi edhe një veturë me targa të Kosovës, 1.445 euro, 8.970 dinarë dhe dy telefona celularë.

Po ashtu, Dogana ka sekuestruar dhe 17 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave.

Që nga viti 2022, kur Kosova u përball me krizë energjetike, në Kosovë është ndaluar mihja e kriptovalutave. Por, autoritetet vazhdimisht konfiskojnë pajisje që përdoren për prodhimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026