Starbucks raporton rënie globale të shitjeve në muajt korrik-shtator
Starbucks raportoi të mërkurën se shitjet e saj globale ranë me 7% në tremujorin korrik-shtator, duke shënuar tremujorin e tretë radhazi të rënies për zinxhirin e kafesë.
Shitjet globale të dyqaneve të krahasueshme ranë 7% në këtë periudhë dhe 2% për të gjithë vitin fiskal, që përfundoi më 29 shtator.
Fitimet për aksion ranë me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 80 cent, ndërsa të ardhurat neto të konsoliduara ranë 3%, në 9.1 miliard dollarë.
Zinxhiri i kafesë pezulloi parashikimin e tij vjetor për vitin e ardhshëm fiskal, pasi CEO i ri, Brian Niccol, theksoi nevojën për një “ndryshim themelor”.
“Performanca më e ulët se sa pritej për të gjithë vitin fiskal ishte rezultat i rënies së theksuar të trafikut, përfshirë një mjedis të kujdesshëm të konsumatorit. Investimet tona të synuara dhe të përshpejtuara nuk kanë përmirësuar sjelljet e klientëve, dhe situata makroekonomike e konkurruese në Kinë po na ushtron presion mbi rezultatet,” tha kompania në një njoftim për shtyp.
CFO e Starbucks, Rachel Ruggeri, nënvizoi se, pavarësisht rritjes së investimeve, nuk ka pasur ndryshime të dukshme në rënien e trafikut, megjithëse ata kanë një plan për të rigjallëruar biznesin në afat të gjatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme