Motori përplas për vdekje gruan në Lezhë, arrestohet drejtuesi i motomjetit
Një aksident fatal ka ndodhur në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, ku një grua 75-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një motoçikletë. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, kur shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motomjetin e tij, aksidentoi këmbësoren Gj. Z., banuese në Lezhë. Pavarësisht se e moshuara u transportua menjëherë në spital, ajo nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Pas hetimeve të kryera, policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e motoçikletës, i cili akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
“Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore. Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West