Korçë| Kishin magazinuar një sasi të madhe kanabisi, arrestohen 6 persona

24 Tetor 2024 | 15:41

6 persona, ndër të cilët 3 prej tyre janë gra, janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Korçës në fshatin Voskop, pasi dyshohet se këta kishin magazinuar një sasi të madhe të dyshuar si lënda narkotike kanabis sativa.

6 personat janë të shoqëruar në drejtorinë vendore të policisë së Korçës ku po merren në pyetje si të dyshuar për lëndën narkotike të gjetur në këtë magazinë.

Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se gratë shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike e cila magazinohej në sasi të vogla dhe shitej në 6 qytetet e qarkut të Korçës

Momentalisht forcat blu të Korçës po bëjnë peshimin e sasisë së sekuestruar.

Ndërkohë një shtetas nga Berati është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor

Fillimisht dyshohet se sasia e magazinuar e drogës ka ardhur nga një qytet tjetër, e kishte për qëllim shpërndarjen në sasi të vogla në qarkun e Korçës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026