Kishin krijuar një grup për shitjen me pakicë të kanabisit, arrestohen adoleshentët

12 Tetor 2024 | 12:26

Tre adoleshentë janë arrestuar nga policia e Kamzës si të përfshirë në shitjen me pakicë të kanabisit.

Në pranga përfunduan shtetasit K. H., 18 vjeç, L. K., 18 vjeç dhe një i mitur 17 vjeç, të cilët kishin krjuar një grup për shpërndarjen e lëndës narkotike me doza të vogla.

Pas verifikimeve të kryera nga policia rezultoi se shtetasi L. K., kishte shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Kamzës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Doses”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. H., 18 vjeç, L. K., 18 vjeç dhe një i mitur 17 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Bathore tre shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik të 17-vjeçarit dhe shtetasit K. H., iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike konabis, e shisnin në doza, në zonën e Kamzës.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi L. K., kishte shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi””, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026