Roberto Mançini “braktis” Arabinë, italiani largohet nga kombëtarja saudite
Në futboll, paratë nuk janë gjithçka, dhe këtë e dëshmon shembulli i Roberto Mançinit, i cili ka vendosur të mos vazhdojë si trajner i Arabisë Saudite.
Më shumë se një vit më parë, ai mori drejtimin e përfaqësueses pavarësisht vështirësive dhe mungesës së cilësive, i tërhequr nga përfitimet financiare.
Tani, aventura e tij ka përfunduar për shkak të rezultateve të dobëta në krye të skuadrës. Objektivi ishte kualifikimi në Kupën e Botës, një synim që duket i paarritshëm dhe ka shkaktuar përplasje të vazhdueshme midis teknikut dhe federatës, si dhe kritikë nga tifozët që shpesh e kanë sulmuar verbalisht Mançinin.
Megjithëse ai mori drejtimin me titullin e kampionit të Evropës dhe pas konflikteve të vazhdueshme me federatën italiane, duket se as Arabia Saudite nuk ishte një zgjedhje e mirëmenduar. Barazimi pa gola me Bahreinin dhe humbja 2-0 ndaj Japonisë ishin goditje të rënda për 59-vjeçarin, i cili tani duhet të kërkojë një punë tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Jam i ofenduar”- Garvina flet pas largimit të Mançinit: Duhet të më shihte në sy
- Sherri që solli dorëheqjen, flet për herë të parë Mançini pas largimit nga “axurrët”
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit