Djali i Metës paraqitet në GJKKO, tërheq CD-në audio të seancës për masën e sigurisë

25 Tetor 2024 | 14:44

Djali i ish-presidentit Ilir Meta ka tërhequr këtë të premte një CD audio nga sekretaria e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (GJKKO).

CD-ja përmban regjistrimin e seancës gjyqësore të mbajtur për shqyrtimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj kreut të Partisë së Lirisë.

Kjo CD, e marrë në sekretarinë e gjykatës, është pjesë e dokumentacionit gjyqësor që lidhet me procesin ndaj ish-presidentit, dhe mund të përdoret nga ai si provë për analizën e vendimeve të mëparshme apo dhe për apelimet që mund të ndjekë në vijim.

Bëhet me dije se ishte Monika Kryemadhi, e cila në pamundësi për të shkuar vetë dhe për të marrë CD-në në GJKKO, ka autorizuar të birin që të kryejë këtë veprim në emër të saj.

Ilir Meta po hetohet për tri akuza të ngritura nga SPAK:

  • Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë – Meta dyshohet se ka përfituar përfitime të paligjshme gjatë kohës që ka mbajtur poste të larta publike, përmes korrupsionit pasiv, duke abuzuar me pushtetin e tij.
  • Pastrimi i produkteve të veprës penale – Kjo akuzë lidhet me dyshimet se Meta ka përdorur dhe fshehur të ardhura të përfituara nga aktivitetet e paligjshme për të pastruar paratë, duke i dhënë atyre origjinë të ligjshme.
  • Fshehja e pasurisë – Meta akuzohet gjithashtu për mosdeklarimin e saktë të pasurive të tij dhe të burimeve financiare, duke fshehur një pjesë të tyre nga organet e drejtësisë dhe publiku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026