“Jeta më mori një burrë, por më dha shumë miq”, Shakira i përgjigjet Pique-s

25 Tetor 2024 | 18:41

Shakira ka reaguar ndaj komenteve të fundit të ish-yllit të Barcelonës, Gerard Pique, duke reflektuar mbi ndarjen e tyre dhe ndjenjat e saj pas kësaj ngjarjeje.

Pas 11 vitesh bashkë dhe dy fëmijëve, dyshja njoftoi ndarjen në qershor 2022, ndonëse ata kurrë nuk u martuan.

Marrëdhënia mes tyre ka qenë e acaruara pas ndarjes, me Shakira-n që e përmendi Pique-n në këngët e saj dhe ish-mbrojtësin që deklaroi se “e vërteta” rreth ndarjes nuk është thënë kurrë.

Në një intervistë për ‘GQ Spain’, Shakira ndau përvojën e saj pas ndarjes, duke thënë: “Kam kuptuar se miqësia është më e gjatë se dashuria. Jeta më mori një burrë, por më dha shumë miq. Nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë dashuri dhe mbështetje nga miqtë e mi.”

Ajo theksoi se miqësitë që ka ndihmuan në procesin e saj të shërimit pas ndarjes.

Shakira gjithashtu u shpreh për dhimbjen që përjetoi: “Për shumë muaj heshta, derisa fillova të shkruaj muzikë. Ishte mënyra ime e shërimit.

Hidhërimi është një proces që nuk është linear.” Ajo e pranoi se ndjenjat e saj për dashurinë kanë ndryshuar: “Dashuria e një partneri më zhgënjeu… Procesi i shërimit është i gjatë. Do të më duhen disa albume!”

Ndërkohë, Pique është në një lidhje të re me 25-vjeçaren Clara Chia Marti dhe vazhdon të jetë aktiv në sipërmarrjet e tij sportive, përfshirë The Kings League, ndërsa Shakira është e fokusuar në muzikën e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026