Çfarë do të bëjë SPAK në vijim? Paralajmërimi i avokatit Ngjela: Do shikoni…
Avokati Spartak Ngjela ishte këtë të shtunë i ftuar në Euronews Albania ku ka folur lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Përballë gazetares Greta Topjana, Ngjela tha se prej dy vitesh filluar kundër korrupsionit, e cila sipas tij do të vijojë.
Avokati tha se Meta është arrestuar pas hetimeve të SPAK, institucion i krijuar nga ndërkombëtarët e sipas tij hetimet janë ende sekret.
“I ka arrestuar pushteti gjyqësor, nuk i ka arrestuar politika. Pushteti gjyqësor dhe hetimi është shkencë dhe është sekret. Ne nuk dimë gjë fare se cilat janë provat. I ka arrestuar, tani të presim kur të dalin gjërat në Gjykatë. Hetimi është sekret”,-tha Ngjela.
I pyetur nëse gjithë këto ngjarje mund të sjellin në të ardhmen edhe shpërbërjen e SPAK, Ngjela tha:
“Është pamundësi absolute. Pse do shpërbehet ai ka dalë me koncept kushtetues. Ai ka dalë në parlament me 140 vota. Kush do e shkarkojë? Parlamenti? Ajo që do bëjë SPAK, do e shikoni, është shpëtimi iu Shqipërisë nga gjithë të korruptuarit e mëdhenj të politikës shqiptare. Këtë do e shikoni hap pas hapi”,-tha avokati Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar