Rama nga New York-u: Reforma në drejtësi, s’mund të kryej pa ndihmën e aleatëve

26 Tetor 2024 | 18:21

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë një takim me shqiptarët e diasporës në SHBA. Rama, në fjalën e tij, u ndal gjerësisht në reformën e drejtësisë në vend, ku theksoi se për herë të parë në histori shqiptarët kanë një drejtësi të pa ndikuar politikisht.

Rama shtoi se tashmë çdo individ, pavarësisht pushtetit politik, është i barabartë përpara ligjit nëse e shkel atë.

“Të gjithë shqiptarët, edhe nëse s’janë historianë, dinë aq histori që qysh prej vitit 1912 për herë të parë në historinë tonë njerëz të veshur me pushtet politik, apo të lidhur me pushtet, janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozicionit apo lidhjes së tyre me partitë politike, qoftë në qeveri apo qoftë në opozitë. Kurrë në historinë tonë një individ me profil të lartë politik nuk është hetuar, nuk është gjykuar as nuk është dënuar nga një gjykatë pa ndikim politik,” tha Rama.

Rama tha se reforma e drejtësisë u krye nga Partia Socialiste, por nuk la pa përmendur edhe mbështetjen e aleatëve amerikanë dhe evropianë, pa të cilët tha se nuk do të mundeshin të siguroheshin votat e atyre që e kundërshtonin reformën.

“Kundërshtarët e reformës në drejtësi që ulërijnë nga dhimbjet e drejtësisë erdhën për të miratuar reformën, por kokën e mbanin ulur. Pavarësisht mbështetjes së paçmueshme të aleatëve tanë strategjikë, tek ata në Washington, tek ata në Bruksel ishte e domosdoshme, por pa vullnetin tonë për ta shembur pallatin e drejtësisë së korruptuar, kurrë drejtësia e re nuk do të merrte jetë dhe të ushtronte forcën e barabartë të ligjit dhe mbi vetë eksponentët.

Nuk ka asnjë dyshim që pa mbështetjen e aleatëve ne nuk do t’ia dilnim dot të nënshtronim rezistencën e jashtëzakonshme të forcave që nuk e donin reformën në drejtësi,” tha Rama.

Rama shtoi se sot Shqipëria ka një drejtësi që nuk kontrollohet nga partia në pushtet.

“Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë ka marrë fund. Unë jam krenar që me votën e shqiptarëve në Partinë Socialiste në pushtet udhëhoqa një reformë të thellë në drejtësi që nuk e ka bërë asnjë nga vendet e BE-së para se të hynte në Bashkimin Evropian, le më vendet e rajonit,” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026