Rama flet për listat e deputetëve: PS do ketë në çdo qark kandidatë nga diaspora
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me shqiptarët e Diasporës në New York, u ndal dhe në një bashkëbisedim me të pranishmit në sallë. Shefi i qeverisë u pyet nga një zonjë, e cila u prezantua si një nga 5 themelaret e Partisë Demokratike në vitin 1990, se a do të ketë në listat e deputetëve kandidatë nga diaspora.
Rama tha se pjesë e listave të Partisë Socialiste në çdo qark do të ketë shqiptarë të Diasporës, por la të kuptohet se ata do të jenë në pjesën e hapur të listës, pasi u kërkoi votën emigrantëve për t’i çuar në parlament.
“Ne kemi hapur një platformë dhe i kemi ftuar të gjithë të kandidojnë për deputet dhe ne do të zgjedhim edhe mes atyre që kanë shprehur interesin edhe nga Amerika. Të jeni të sigurt që në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme do të gjeni në të gjitha qarqet edhe shqiptarë që janë në emigracion. Pastaj ju takon juve t’u jepni mbështetje që ata të jenë në parlament,” tha Rama.
Kryeministri Rama u ndal dhe tek situata e krijimit të PD në vitin 1990 dhe pse u largua prej saj që në mbledhjen e parë. Rama e cilësoi Partinë Demokratike si partinë më të bukur që u krijua në Evropën Lindore.
“Ne nuk kemi qenë në PD bashkë se unë ia ndieva erën që sa hyra brenda dhe ika. E pashë që kishte rënë në duar të këqija dhe ika. Fatkeqësisht shumëkujt iu desh shumë vite që ta kuptonte atë që pashë unë dhe fatkeqësisht iu desh të vuajë shumë nga ato duar të këqija që morën në qafë partinë më të bukur që ka lindur në Evropën Lindore, Partinë Demokratike. Kjo është histori. Për sa i përket pyetjes së drejtpërdrejtë, aq sa nuk diskutohej që pa mbështetjen e emigrantëve,” tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës