Policia e Shtetit shton kontrollet, dërgon për verifikim 140 makina luksoze
Paralelisht më Operacion Forca e Ligjit , prej 4 ditësh Policia ka nisur një fushatë për kontrollin e territorit me fokus automjetet luksoze. Postblloqe të shumta janë ngritur në akset kryesore nacionale, por edhe zona që frekuentohen nga elementët kriminalë.
Me grupet e lëvizshme, në terren kanë zbritur edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë ndërsa krahas kontrolleve për drogë dhe armë po verifikohet edhe dokumentacioni i automjeteve luksoze dhe personat që i posedojnë ose mbajnë në përdorim.
Sipas policisë mbi 140 automjete në të gjithë vendin janë bllokuar me qëllim verifikimin nga sektori i trafiqeve pasi ka dyshime se janë të vjedhura në vendet e Bashkimit Europian. Gjithashtu janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.
Ndërkohë një ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu urdhëroi sekuestrimin në kushtet e emergjencës të automjeteve të blinduara të Saimir Taullaut, Durim Bamit, Dashamir Gjokës, dhe Pëllumb Muarremit, personazhe të njohur të botës së krimit.
Një javë pas fillimit të punës, Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesë me shkrim për të justifikuar pasurinë e tyre 9 shtetasve, mes tyre personazhe të njohur si Lulzim Berisha, Ardian Çapja, Plarent Dervishajt, Suel Çeles dhe Dashamir Gjokës. Këtij të fundit, forcat e policisë i kanë sekuestruar dhe një makinë të blinduar në operacionin e ditës së shtunë, ku gjithsej u sekuestruan 3 të tilla.
Operacioni Forca e Ligjit është kundërshtuar nga opozita shqiptare. Ajo thekson se ky akt normativ bie ndesh me Kushtetutën e vendit, por edhe me parimet themelore të Konventës së të Drejtave të Njeriut.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar nismën e qeverisë shqiptare, ndërsa janë shprehur se do ta mbajnë nën monitorim zbatimin e këtij operacioni, i cili do të detyrojë subjektet e dyshuara të plotësojnë një formular për të justifikuar burimin e të ardhurave të tyre. Në fokus të punës së aktit normativ janë emra të njohur për Policinë dhe drejtësinë shqiptare.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme