Aksident me vdekje në rrugë Delvinë-Kardhiq, makina përplas 72-vjeçarin
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mëngjesin e së dielës në rrugën Delvinë-Kardhiq.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Fushë Vërri. Një automjet ka përplasur një banor, i cili po ecte në rrugë së bashku me një lopë dhe një gomar.
Si pasojë e goditjes, banori ka humbur jetën në vend, ndërsa edhe të dy kafshët kanë ngordhur nga përplasja.
Përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se shtetasi E. O., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Luan Xhuvani, 72 vjeç, e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. G.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xhuvani ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. O., u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër