“Takimet muzikore të dy botëve”, koncerti i klasikes në Gjirokastër

27 Tetor 2024 | 15:36
Edicioni i 15-të i aktivitetit “Takimet muzikore të dy botëve” shfaqi një koncert të muzikës klasike në mjediset e kalasë së Gjirokastrës.
Violinisti i mirënjohur Pjetër Guralumi interpretoi për artdashësit dhe turistët e pranishëm suitat e Bach-ut.

Aktivitete të tilla shërbejnë jo vetëm për gjallërimin e jetës artistike në qytetin e gurit, por gjithashtu për të rijetësuar monumentet e kulturës.

“Kemi përpjekur të gjejmë lidhje me antikitetin, duke krijuar një ndërthurje me muzikën, për të sjellë monumentet dhe për t’i rijetëzuar ato në mënyra të tjera, duke promovuar historinë dhe trashëgiminë kulturore,” tha organizatorja e këtij eventi, Ilda Mare.

Pjetër Guralumi shprehu kënaqësinë e rikthimit në Gjirokastër pas 40 vitesh, kohë kur kishte dhënë mësim në këtë qytet.

“Kam pasur privilegjin të ofroj një koncert që ndihmon jetësimin e monumenteve të kulturës përmes muzikës,” theksoi ai.

Gjatë sezonit të vjeshtës, komplekset muzealë dhe monumentet e kulturës në Gjirokastër po shërbejnë si skena artistike për organizimin e eventeve kulturore.

Këto aktivitete tërheqin interesin e turistëve, të cilët vazhdojnë të vizitojnë qytetin e gurtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026