GJKKO dënon për blerje votash Agim Locin
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor shtetasin Agim Sinan Locin për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”.
Ish-kryeplakun e Bërxullës në Tiranë, u dënua me 1 vit burgim, për blerje votash në favor të të bijës së tij, ish-kandidate e opozitës në Vorë.
Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, gjykata vendosi të ulë dënimin me 1/3-ën, në 8 muaj burgim.
Gjykata në vendimin final urdhëroi pezullimin e dënimit me burgim, duke detyruar të pandehurin Agim Loci të kryejë 80 orë punë në interes publik. Kjo masë do të realizohet për një periudhë prej 6 muajsh, nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës, dhe ka për qëllim rehabilitimin e tij dhe integrimin në shoqëri.
Të gjitha shpenzimet procedurale dhe ato gjyqësore do të ngarkohen mbi të pandehurin, duke theksuar përgjegjësinë e tij për veprimet e kryera.
Palët kanë të drejtë të bëjnë ankim ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga shpallja e vendimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026