Në seancë vetëm deputetët e papërjashtuar të PD, bllokojnë foltoren me pankarta

28 Tetor 2024 | 18:10

Grupi parlamentar i PD vendosi, pas mbledhjes së mbajtur pasditen e së hënës që në seancën plenare do shkonin vetëm deputetët që janë të papërjashtuar dhe ndaj të cilëve nuk janë marrë masa.

Seanca e së hënës zgjati vetëm disa minuta, ndërsa deputetët e opozitës bllokuan foltore duke mbajtur në duar disa pankarta që shkruanin “Free Berisha”.

në një deklaratë për mediat jashtë sallës së parlamentit pas përfundimit të seancës deputetit Oerd Bylykbashi ngriti shqetësimin e kontejnerëve me lëndë toksike të bllokuar në portin e Durrësit

“Në portin e Durrësit mbërritën 102 kontejnerë me mbetje toksike, të ikura nga porti i Durrësit me lejen e qeverisë dhe gjithë institucioneve. Sot përpara drejtësisë duhet të jetë zinxhiri i drejtuesve deri lart në qeveri që ka lejuar të ndodhë, ku ndërkohë ato fillojnë e kërkojnë seanca normale. Nuk mund të ketë në një vend normalitet kur zgjedhjet janë vetëm një element farsë për të vulosur marrjen e pushtetit, ku krimi i organizuar është kokë e këmbë në marrëveshje me qeverinë, me Ramën e me ministra. Në portin e Durrësit është vatra e krimit të organizuar me licencë të vulosur nga kryeministri Rama dhe personat që e përfaqësojnë atë”, tha Bylykbashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Historia e pazakontë e mbrojtësit që ndaloi Spanjën, ftesën e mori në LinkedIn

Ndeshja Spanjë–Kepi i Gjelbër ka hyrë tashmë në historinë e futbollit, jo vetëm për rezultatin, por edhe për rrjedhën dhe historitë që solli në fushë....
14:36 | 16/06/2026

SpaceX hyn fuqishëm në AI, blen Anysphere për 60 miliardë dollarë

SpaceX po thellon hyrjen në fushën e inteligjencës artificiale me marrëveshjen e saj më të madhe deri më tani, duke arritur një blerje prej 60...
14:29 | 16/06/2026

U arrestua në Borsh, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Moisi Habilajn

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Moisi Habilajn, i cili u arrestua nga policia në bregdetin e Borshit më...
13:31 | 16/06/2026