KQZ letër PS dhe PD: Hiqni materialet propagandistike nga godinat publike

18 Prill 2021 | 08:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një letre drejtuar dy partive të mëdha që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike me koalicionin e saj, u kërkon që të respektojnë kodin zgjedhor dhe të mos afishojnë postera dhe materiale propagandistike nëpër institucionet publike.

Në zbatim të dispozitave ligjore dhe respektimit të rregullave për një fushatë zgjedhore sipas standardeve, KQZ ka kërkuar nga koalicioni Partia Demokratike Aleanca për Ndryshimin PD-AN, heqjen e menjëhershme të materialit propagandistik të vendosur në fasadën e godinës së universitetit të Tiranës.

Gjithashtu, në letrën drejtuar Partisë Socialiste, KQZ teksa rikujton se partitë duhet të zhvillojë një fushatë të qetë duke shmangur politikat e polarizimit dhe retorikat denigruese ndaj kundërshtarëve, kërkon nga ky subjekt politik heqjen e menjëhershme të dy materialeve propagandistike në bashkinë Gjirokastër për të cilat dje pati një denoncim publik.

KQZ i referohet në rastin e fundit një denoncimi të publikuar në faqen zyrtarë të Facebook nga kreu i shtetit Ilir Meta, i cili postoi dy foto të posterave elektoralë të PS në Gjirokastër ku ishte i përfshirë edhe vetë presidenti.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026