Mbi 50 vite rrobaqepës në Fier, pensionisti: Nuk iki kurrë nga Shqipëria

28 Tetor 2024 | 20:16

Artur Late, pensionisti rrobaqepës në Fier, ishte i ftuar në lidhje të drejtpërdrejt ditën e sotme në emision “People” për të folur për qëndisjen e flamurit gjigant kuq e zi 800 metër katror për të cilin është bërë i njohur në rrjetet sociale.

Ai tha se e ka nisur qëndisjen e flamurit me 500 metër duke e çuar më pas në 800 metra katror. Për të nuk ishte e vështirë gjetja e metrazhit të copës por bashkimi i saj për ta sjellë kuadrin e plotë në realizimin e shqiponjës në dimensionet proporcionale të flamurit.

“Jam rrobaqepës për 53 vite, e kam filluar punën në vitin ’72. Si fillim kam qenë përgjegjës në rrobaqepësinë speciale në Fier, kam përfaqësuar rrobaqepësinë e cila ka mbijetuar deri më sot me një kolektiv të mrekullueshëm, që shumë prej tyre arritën të dilnin prej këtu në pension. As nuk e kam menduar ndonjëherë që të largohem nga Shqipëria, këtu kam pasur të gjitha mundësitë, kam pasur një profesion të mrekullueshëm të cilën e kam dashur shumë. Këtë punë e bëj çdo ditë me shumë përkushtim dhe me mbështetjen e klientëve të mi që janë të dhënë pas rrobaqepësive. Ata më mbajnë të gjallë”, tha Late.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026