Djali tentoi të djegë prindërit në Fier! Ja çfarë thonë fqinjët për 42-vjeçarin…

24 Tetor 2024 | 18:08

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët.

Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar.

Fqinjët e të moshuarve thanë për emisionin People në Euronews Albania se për të moshuarit kujdesej një grua që paguhej nga vajza e tyre që jetonte jashtë vendit, ndërsa djali që i vuri flakën shtëpisë është i sëmurë.

“Kishin një punëtore, kishte dy ditë që kishte ikur. Kishin atë djalin e tyre, kanë edhe një vajzë. Janë të dy të paralizuar, djali ishte i sëmurë”, thotë një fqinje.

“Për pleqtë kujdeset një grua, e paguan vajza që jeton jashtë shtetit. Nuk pamë gjë, vetëm dëgjuam zhurmë, kishte zjarrfikës, polici”, tregon një fqinje tjetër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026