Fier| Po lëvizte me biçikletë, 50-vjeçari përplaset nga automjeti
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:10 në aksin rrugor Kolonjë-Fier, ku është plagosur një 50-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë.
I aksidentuari, Tafil Kumanaku, ka qenë duke kaluar anës autostradës kur është goditur nga një automjet tip Range Rover me targa AA721IG, i drejtuar nga shtetasja 25-vjeçare, Aleksandra Muskaj.
Pas aksidentit, Kumanaku është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit.
Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:10, në aksin rrugor “Kolonjë-Fier”, shtetasja A. M., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçiklistin, shtetasin T. K., 50 vjeç.
Nga përplasja është dëmtuar shtetasi T. K., i cili u transportua për në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona