Po i vendoste eksplozivin një makine, shpërthimi i merr jetën 25-vjeçarit
Një 25-vjeçar në Elbasan ka humbur jetën, pasi po i vendoste lëndë eksplozive një makine e aksidentalisht ka shpërthyer pranë tij.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll” në Elbasan, pranë automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit Renato Çepa.
Dyshohet se 25-vjeçari ka vendosur lëndën eksplozive në mjet, e cila ka shpërthyer, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Pas shpërthimit, 25-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, por, për fat të keq, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, si shkak i një konflikti të vjetër.
Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, përfshirë specialistë nga Hetimi i Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit R. Ç., në lagjen “Shënkoll”, ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit R. Ç.
Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.
Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër