“Turp”- Beleri mbërrin në selinë e Kuvendit, qytetarët i “presin” rrugën

29 Tetor 2024 | 11:23

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka mbërritur në Tiranë për mbajtjen e takimit të 18-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Pjesë e delegacionit është dhe eurodeputeti grek, nga Partia e kryeministrit Mitsotakis, Fredi Beleri.

Pas takimit me kryeministrin Rama, delegecioni i BE u drejtua për në selinë e Kuvendit ku do të mbahen takime me 4 grupet parlamentare përfshirë Aleancën për Ndryshim, Partinë Socialiste, Partinë Demokratike dhe Grupin për Demokraci dhe Integrim. Këto takime do të fokusohen në dialogun politik, për të nxitur përparimin e përbashkët në procesin e integrimit dhe për të garantuar një qasje gjithëpërfshirëse që përfaqëson zërat e të gjitha partive politike.

Euronews Albania ka siguruar pamjet kur Beleri i drejtohet selisë së Kuvendit, por që refuzon të bëjë komente politike për situatën në Shqipëri, apo për takimin me kryeministrin Rama.

Disa qytetarë shihet t’i dalin para eurodeputetit dhe t’i drejtohen me fjalët “turp”, dhe “rrugaç”.

Në orët e pasdites, delegacioni i BE do të marrë pjesë në një drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri, duke shkëmbyer pikëpamje mbi prioritetet strategjike të rajonit dhe përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Më vonë, delegacioni do të zhvillojë një takim me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Dita do të mbyllet me sesionin e hapjes së takimit të 18-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri (SAPC), i cili do të kryesohet nga z. Marco Tarquinio, Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026