VIDEO-LIVE| 6 akse të paralizuara, nis bllokimi i rrugëve për protestën e opozitës
6 akse kryesore në vend do të jenë të paralizuara për shkak të protestës së opozitës që ka nisur në orën 17:00.
Konkretisht akset rrugore që janë bllokouar janë “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.
Te sheshi “Shqiponja”, pranë mbikalimit të Kamzës “Durrës-Tiranë”, do të jenë deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu,
Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, do të drejtojnë protestën deputetët nga degët e qarkut Elbasan dhe Korçë Ivi Kaso, Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti dhe Tomorr Alizoti.
Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati.
Efektivët e policisë janë vendosur në Levan, në zonën ku do të nisë grumbullimi i protestuesve për t’u zhvendosur drejt rrethrrotullimit, do të bllokohet aksi totalisht. Në këtë zonë kanë mbërritur ndërkohë deputetët e PD Luan Baçi dhe Tritan Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)