Noka paralajmëron policët: Po provokuat protestuesit do shkojmë në Surrel

29 Tetor 2024 | 19:05

Deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka, Albana Vokshi dhe protestues të PD u përplasën me efektivë të policë të cilët në një moment u rreshtuan në rrugën e bllokuar prej tyre.

Drejtuesit e PD e kanë cilësuar rreshtimin e efektivëve një provokim dhe u kanë kërkuar të largohen.

Noka shkoi edhe më tej duke i kërkuar policëve të largohen ose destinacioni i radhës i protestës do jetë Surreli, vendbanimi i kryeministrit Rama.

“Kam vetëm këtë thirrje; largoni këta banditë me uniformë në të kundërt Surreli do jetë destinacioni i radhës i protestuesve”, tha Noka.

6 akse kryesore në vend do të jenë të paralizuara për shkak të protestës së opozitës që ka nisur në orën 17:00.

Konkretisht akset rrugore që janë bllokuar janë “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026