Deputeti i Partisë Socialiste paraqitet në SPAK, zbardhet motivi

30 Tetor 2024 | 10:01

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun Lushnjë, Bujar Çela, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Çela u akuzua nga prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Çështja ndaj Çelës iu transferua për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

Çështja në fjalë lidhet me aksidentin në punë në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve, babë e bir, e gjithashtu solli plagosjen e 7 të tjerëve.

Pas dy orësh në SPAK, në dalje avokati i deputetit socialist është shprehur se ka dhënë disa sqarime për prokurorinë, si një persona nën hetim.

“Është person nën hetim, dham sqarimet tona”, mësohet të ketë thënë ai.

Bujar Çela është anëtar i Partisë Socialiste që nga Kongresi i Parë në vitin 1991.

Midis viteve 2002-2006, Çela shërbeu si Sekretar Organizativ i Rrethit Lushnjë, ndërsa në vitin 2012, ai u zgjodh Kryetar i Partisë së Rrethit Lushnjë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026