Po protestonte te Kryeministria, pensionisti ndihet keq: E marrin me ambulancë
Incidentet nuk kanë munguar jashtë ambienteve të Kryeministrisë në Tiranë, ku pensionistët po organizojnë një protestë për rritjen e pensioneve.
Duket se gjatë tubimit një prej pensionistëve ka shfaqur probleme shëndetësore. Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania shihet edhe momenti ku i moshuari është shoqëruar në ambulancë për tu trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihet shkaku i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Kjo është protesta e dytë që pensionistët po organizojnë. Ata kanë përsëritur kërkesën e tyre për rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale. Një pjesë e tyre kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me rritjen prej 4.6% në pensione, duke marrë si shembull rritjen e vendeve fqinje me 20%. Pensionistët kërkojnë që qeveria të marrë masa të menjëhershme për të adresuar këtë diferencë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West