51 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë, reagon Rama: Të gatshëm të ndihmojmë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përmbytjet e rënda që kanë përfshirë Spanjën, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tij për popullin dhe autoritetet spanjolle në këto momente të vështira. Në një mesazh në rrjetet sociale, Rama ka dërguar ngushëllime për familjet që kanë humbur të afërmit dhe për ata që po përballen me dëme të mëdha.
“I tronditur thellë nga përmbytjet e rënda që prekën zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcias në Spanjë, fatkeqësia më e keqe natyrore, duke vrarë të paktën 51 njerëz. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave”, shkroi Rama në rrjetin “X”.
Kryeministri shtoi se Shqipëria është pranë Spanjës me solidaritet dhe gatishmëri për të ofruar ndihmë në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore.
“Duke i dërguar forcë dhe solidaritet popullit dhe qeverisë së Spanjës! Ne dëshirojmë që të gjitha komunitetet e prekura të rikuperohen sa më shpejt dhe jemi të gatshëm për të ndihmuar”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq