“BE, bekimi ynë”, Rama për gjetjet e KE: Kush flet për to, bën mirë t’i lexojë
Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat, pas dorëzimit të Progres-Raportit për Shqipërinë për vitin 2024.
Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Silicio Gonzato patën një konferencë të përbashkët për media, pasi ky i fundit i dorëzoi kreut të vendit Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2024.
“Kush flet për BE-në dhe integrimin europian, kush del nëpër ekrane apo merr penën përmes tastierës së kompjuterit për të folur për këtë raport, bëjnë mirë që ta lexojnë fillimisht, sepse është një bazë e pazëvendësueshme të dhënash për gjëra që kanë sens. Raporti është publik; mund ta vlerësojnë, ta inspektojnë. Siç e thashë që në fillim, është pasqyra më e detajuar, më besnike e realitetit të zhvillimit të vendit në këto 12 muajt e fundit. Të gjithë të tjerët shkruajnë dhe japin opinione, por janë shumë larg profesionalizmit të Komisionit Europian. Për këtë, Europa dhe KE janë bekimi më i madh për një vend si Shqipëria, që përndryshe do ta kishte të pamundur të bënte shtetin që po bën dhe të bëhej pjesë e një familje me vlera që nuk i gjen askund tjetër në botë,” tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës