KE vlerëson punën e SPAK, Rama: Ka ende boshllëqe e pika që duhen adresuar

31 Tetor 2024 | 11:40

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, patën një konferencë të përbashkët për mediat, pas dorëzimit të Progres-Raportit për Shqipërinë për vitin 2024 nga ambasadori.

Një prej pikave të këtij raporti ishte reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut, ku përveç vlerësimit të punës së Strukturës së Posaçme, theksohej edhe përmirësimi i mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryeministri Rama  vuri në dukje këtë vlerësim për sistemin e drejtësisë dhe shprehu se, pavarësisht polemikave të brendshme në politikën shqiptare lidhur me reformën në drejtësi, duhet përgëzuar puna e SPAK në goditjen e zyrtarëve të lartë për çështje që lidhen me korrupsionin.

“Askund nuk mund të gjendet një pikëpamje më e mirë për atë se ku ndodhet sot Shqipëria. Më lejoni të ndaj disa nga momentet më kryesore të raportit. Së pari, drejtësia, përtej të gjitha polemikave të brendshme, raporti bën një vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe thekson se kjo reformë ka çuar në përmirësime të ndjeshme të drejtësisë në vend. Patjetër që, siç theksoi dhe ambasadori, ka dhe pika që duhen adresuar dhe ka ende boshllëqe që duhen mbushur. Me shumë të drejtë, KE përmes këtij raporti vlerëson punën e SPAK, si dhe avancimin më tej në ndjekjen përmes hetimeve të thelluara të korrupsionit, përfshirë ato të niveleve të larta politike,” u shpreh Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026