Karamuço zbardh detajet nga masakra e Shkodrës: Vrasësit kanë ikur nga…

31 Tetor 2024 | 13:31
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Euronews Albania, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë detaje të fundit rreth atentatit tragjik në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën 3 persona dhe një tjetër u plagos.

Karamuço sqaroi se vrasësit me pagesë mund të kenë kaluar në Mal të Zi dhe se grupi hetimor po punon për identifikimin e tyre, duke pasur parasysh disa persona të dyshuar.

Ai theksoi se Hamza Lici, i cili po drejtonte automjetin tip “Benz”, mendohet të ketë qenë objekti i këtij atentati, për shkak të numrit të plumbave drejtuar vendit të shoferit.

“Vrasësit me pagesë mund të kenë kaluar në Mal të Zi, ky është një informacion i fundit nga Policia e Shtetit. Mendoj se Policia po ecën në rrugë të mbarë për të zbardhur këtë ngjarje, ka të dyshuar. Është një sfidë shumë e madhe dhe ata kanë detyrim ta zbardhin për atë qytet. Mendoj se do hapet një sagë e madhe vrasjesh në qytetin e Shkodrës. Nga fluksi dhe nga pozicioni ku u bënë të shtënat, sigurisht që objekti ka qenë drejtuesi i mjetit, dhe në ndryshimin e këndeve nga lëvizja e makinës, janë marrë plumba edhe në anën e pasagjerit dhe në zhamin e mbrapëm, që rrit dyshimet se mund të kenë qenë 3 persona”, u shpreh Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026