Italia miraton planin për blerje tankesh të reja me vlerë 8.2 mln Euro

1 Nëntor 2024 | 08:44

Një komitet parlamentar italian miratoi të martën një plan të qeverisë me vlerë rreth 8.2 miliardë euro për blerjen e tankeve të gjeneratës së re dhe rinovimin e forcave tokësore të ushtrisë.

Ky plan është pjesë e një nisme më të gjerë nga qeveria e Giorgia Melonit, e cila synon të forcojë prokurimin e mbrojtjes në një kohë kur Evropa dhe NATO po përballen me rritjen e pasigurisë gjeopolitike.

Sipas një dokumenti parlamentar të parë nga Reuters, programi do të zgjasë nga viti 2025 deri në vitin 2038.

Rreth 5.4 miliardë euro janë tashmë të rezervuara, ndërsa marrëveshjet për financimin e 2.7 miliardëve të mbetur nuk janë vendosur ende.

“Programi lidhet me blerjen e platformave të komponentëve të rëndë, me një referencë të veçantë për tankun kryesor të betejës së gjeneratës së re (MBT),” theksohet në dokument.

Leonardo e Italisë dhe Rheinmetall e Gjermanisë kanë njoftuar se zhvillimi i MBT-së italiane do të jetë një prioritet për sipërmarrjen e përbashkët që ata nisën këtë muaj.

Dokumenti parlamentar nuk përmend drejtpërdrejt këto kompani, por një burim tha se sipërmarrja e përbashkët – e quajtur Leonardo Rheinmetall Military Vehicles (LRM) – pritet të jetë partneri kryesor industrial i projektit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026