Mancini me “mendjen” tek axurrët, dëshiron të rikthehet në kombëtaren italiane

30 Tetor 2024 | 15:50

Një vit më parë, ai u largua i pakënaqur dhe me dëshirën për të mos u rikthyer më, por Roberto Mancini ka ndërruar mendje. Tekniku i njohur, i cili fitoi kampionatin evropian me kombëtaren axurre, ka pranuar se një rikthim në kombëtare do të ishte një dëshirë e plotësuar dhe kurrsesi nuk do ta refuzonte. Në një intervistë për mediat italiane, Mancini bëri të ditur se do të ishte i gatshëm nëse kombëtarja e tij do të kishte nevojë, megjithëse kjo nuk dihet nëse do të ndodhë.

Aktualisht, Spalleti po bën një punë shumë të mirë me skuadrën dhe nuk pritet të ketë lëvizje në një kohë të shkurtër.

“Nuk i dihet kurrë në jetë. Është ende ekipi më i rëndësishëm në Itali. Kemi bërë gjëra të mrekullueshme, përveç rekordit 37 ndeshje pa humbje,” pohoi Mancini në reagimin e bërë.

Në vitin 2023, 59-vjeçari u largua nga axurrët, ku mori drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite, por aty gjërat nuk shkuan siç duhej dhe ai u shkarkua pak ditë më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026