Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim Altin Lamçen, akuzohet për vrasje në tentativë

1 Nëntor 2024 | 14:11

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të shtetasit Altin Lamçe, të cilin e akuzon për veprën penale të “Vrasjes me dashje, mbetur në tentativë”.

Hetimet e kryera në bashkëpunim me policinë kanë zbuluar se më 5 maj 2024, rreth orës 11:30, Lamçe ka goditur me një mjet të mprehtë shtetasin Klavio Lika, duke i shkaktuar atij dëmtime serioze për jetën. Dyshohet se shkak për plagosjen është bërë një konflikt për motive të dobëta.

Duke analizuar provat e mbledhura, prokuroria ka arritur në përfundimin se Lamçe ka përmbushur elementët e veprës penale të vrasjes në tentativë ndaj viktimës Lika.

Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria ka ngritur aktakuzën, të cilën e ka dërguar në gjykatë për të vazhduar procedurat ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026