Regjistrimi i votuesve nga jashtë, KQZ lehtëson procedurat për votën e diasporës

1 Nëntor 2024 | 16:32

Votuesit nga jashtë Shqipërisë do mund të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke sjellë një dokument të çfarëdoshëm, që e lidh atë me adresën ku do të marrë fletën e votimit.

Në mbledhjen e Komisionit Rregullator në KQZ u vendos për të lehtësuar procedurat, duke hequr kufizimet për pronësinë e shtëpisë, apo të një kontrate të rregullt qiraje.

Për të votuar nga jashtë, emigrantët do të duhet të ngarkojnë online në platformën që do të ndërtohet nga KQZ një dokument ku të provojnë adresën e banimit ku do iu dërgohet zarfi me fletën e votimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026