Marshimi i opozitës për atentatin në Dobraç, qytetarët grumbullohen përpara bashkisë

2 Nëntor 2024 | 12:11

Pas atentatit në qytetin e Shkodrës, ku mbetën të vdekur 3 persona dhe një tjetër u plagos rëndë, opozita ka thirrur këtë të shtunë një marshimi në orën 12:00, në këtë qytetet në nder të viktimave.

Mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës në atë që u quajt si marshim-solidariteti kundër kriminalitetit.

Nga masakra, humbën jetën Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, Arlind Bushati, i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha, kalimtare, kurse Bashkim Basha, bashkëshorti i Fluturës, mbeti i plagosur në ngjarje.

Motivi i atentatit dyshohet të jetë hakmarrja, me një histori konflikti mes dy fiseve, Bajri dhe Lici, që ka vazhduar për vite.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Arlind Bushati ishte kërcënuar me armë nga dy persona në një motoçikletë, afër banesës së tij.

Një ditë pas ngjarjes qytetarët e Shkodrës ishin thirrur për të mbajtur homazhe në ndër të viktimave, por askush nuk denjoi të shkonte në vendngjarje, kjo pasi situata në fjalë ka ngjallur frikë në qytet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026