“Sazet e Kolonjës”, tradita e këngës popullore ruhet dhe trashëgohet brez pas brezi
Një ndër grupet më të njohura për sa i përket këngës popullore në Shqipëri janë “Sazet e Kolonjës”.
Të bashkuar vite më parë, ende dhe sot nuk ndalojnë së kënduari plot pasion e dëshirë këngët kolonjare.
Gjergji, i cili luan në lahutë e ka pasion muzikën.
“Nuk jam penduar asnjëherë dhe kam shumë me pasion dhe me shumë dëshirë që të luaj në instrument, të këndojmë nëpër ambiente familjare, nëpër koncerte si brenda dhe jashtë vendit dhe lahuta është një vegël që i plotëson të gjitha”, u shpreh Gjergji Mulellari, instrumentist.
Aleks Xhelili, mjeshtër i klarinetës, ka plot 33 vite që ushtron këtë profesion. Ai po ashtu është mësues edhe në gjimnazin artistik në Korçë.
“Vet folklori i kësaj zone i kësaj treve është shumë i njohur nga të gjitha anët, por sidomos për folklorin. Unë jam rritur me këtë muzikë dhe vazhdoj ta dashuroj pafund dhe dua t’ua transmetoj është brezave që vijnë mbrapa”, tha Aleks Xhelili, klarinetist.
E pikërisht për këtë arsye, Greisi, vetëm 12 vjeç është duke u ndihmuar nga anëtarët e grupit për të përvetësuar këngët kolonjare. Vogëlushja shprehet se nuk ka aspak turp qe këndon këto këngë, ndryshe nga çfarë dëgjojnë bashkëmoshataret e saj.
“Në fillim mua më ka ndihmuar profesori Nevil Zyberi ndërsa tani po më ndihmon profesor Aleks Xhelili”, tregoi vajza e vogël.
Nuk dihet sesa gjatë do të jetojë ky grup, e ndërkohë e sigurt është se kënga kolonjare nuk do të shuhet kurrë.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus