Drama “Grerëza” në skenën e teatrit të Gjirokastrës, duartrokitet nga publiku

3 Nëntor 2024 | 17:31

Përgjatë fundjavës në skenën e teatrit “Zihni Sako” të qytetit të Gjirokastrës po shfaqet për artëdashësit drama-thriller “Grerëza”. Pjesa me regji të Eraldo Malajt trajton problematikat sociale të kohës dhe dilemën e përzgjedhjes midis së mirës dhe të keqes.

Carla dhe Heather shoqe prej periudhës së shkollës takohen pas gati 20 vitesh. Subjekti i dramës thellohet në temat e bullizimit dhe abuzimit në familje. Vepra është një thriller psikologjik tërheqës dhe emocionues që tërheq interesimin e spektatorit.

 “Pritja në Gjirokastër ishte shumë e ngrohtë, është një pjesë dramë thriller është hera e parë që vendoset në Shqipëri një dramë thriller, trajton bullizimin, pasojat që shkaktojnë mospasjen e një fëmije dhe pasojat që kanë në jetën e këtyre personave”, Eraldo Malaj, Regjisor.

“Ishte shumë emocionuese që në fillim kur e kemi marë këtë pjesë kemi patur emocion shumë të madh sepse është një dramë me dy personazhe dhe sigurisht ngarkesa që ka në skenë është tejet e lodhshme, e madhe dhe e rëndësishme për një aktor”, Iva Zoto.

“Në fakt ne ishim të surprizuar nga pritja që na bëri publiku i Gjirokastrës, është një qytet shumë artdashës dhe pritja ishte shumë e ngrohtë, ne jemi ndjerë shumë mirë dhe suporti ka qenë tejet i madh që kjo shfaqje të dilte ashtu siç duhej”, Asiana Koka.

Përgjatë sezonit artistik të vjeshtës në teatrin e Gjirokastrës kanë interpretuar trupa të ndryshme teatrore duke pasuruar kalendarin kulturor në qytetin e gurtë

“Tashmë dihet që teatri “Zihni Sako” çdo fundjavë ka një vepër të re, të ftuar apo të vendosur në skenë, përgjithësisht kemi zgjedhur vepra të autorëve të huaj të vendosura në skenë nga teatro të ndryshme të vendit por edhe nisma private si kjo e sotmja”,- Ledja Çeli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026