Mediat greke “jehonë” takimit të kryeministrit Rama në Selanik e protestës ndaj tij

3 Nëntor 2024 | 16:04

Vizita e kryeminisitrit Rama në Selanik dhe takimi që ai zhvilloi me shqiptarët që jetojnë në këtë rajon të Greqisë nuk është pritur mirë nga një grup ekstremistësh grek, të cilët kanë protestuar në rrugët përballë vendit ku zhvillua eventi.

Mediat në vendin fqinj i kanë bërë një jehohë takimit të Ramës, masave të rrepta që ishin ndërmarrë për të garantuar mbarë vajtjen e tij, por edhe të protestës që disa militantë të grupeve të ekstremit të djathtë në Greqi kanë zhvilluar.

Protestuesit që qëndruan në rrugën që përshkoi eskorta e kryeministrit shqiptar kanë brohoritur slogane “Rama jashtë Greqisë” dhe “Katsifa është gjallë, ti na drejton”, ndërsa në makina lanë fletushka me foton e grekut nga Vorio-Epiri, ku thuhej se ai ishte vrarë nga shteti shqiptar.

Përveç kësaj, në këtë vizitë në Greqi, kryeministrin Rama e pritën me protesta edhe disa dhjetra militant të opozitës që qendruan në hyrje të sallës ku u zhvillua takimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026