Rama: Mësues shqiptarë në Greqi, do iu mësojnë gjuhën amtare fëmijëve
3 Nëntor 2024 |
10:52
Kryeministri Edi Rama vijon sot turin me diasporën në një takim me shqiptarët Selanik të Greqisë në një sallë në ‘Porto Palace’.
Rama lajmëroi se do të firmoset një kontratë përmes së cilës 8 mësuese të gjuhës shqipe do t’u mësojnë gjuhën amtarë vogëlushëve shqiptarë në Greqi.
“Motra dhe vëllezër, shqiptarë të Greqisë, mirë se ju gjej përsëri këtë herë në Selanik dhe më lejoni në fillim që t’iu prezantoj këtu disa nga ne, që siç e premtova, mbas takimit të parë në Athinë, do të na ndihmojnë të qëndrojmë më pranë fëmijëve. Janë këtu 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe, me të cilët Ministria jonë e Arsimit do të lidhë kontratë punë për t’i mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve. Dhe siç mund ta prisnit, janë 8 gra”, tha Rama.
Lajme të Sugjeruara
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
Zjarr masiv në Porto Palermo
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare