QSUT binjakëzim me spitalin në Izrael, Koçiu: Riorganizojmë shërbimin onkologjik
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është binjakëzuar me qendrën spitalore më të madhe izraelite, “Sheba Medical Center”, një partneritet strategjik i cili do të kontribuojë në rritjen e standardeve të shërbimeve shëndetësore për qytetarët shqiptarë.
Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar në ambientet e ministrisë nga ministrja Albana Koçiu dhe CEO i “Sheba Medical Hospital”, Yitshak Kreiss.
“Falë marrëveshjes së nënshkruar me “Sheba Medical Center, ekspertë të këtij spitali do të atashohen në Spitalin Onkologjik duke asistuar mjekët tanë në trajtimin e rasteve të vështira, në kohë reale përmes telemjekësisë”, -tha Albana Koçiu, ministre e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Fuqizimi i bashkëpunimeve me qendra të tilla të ekselencës për ministren shihet si hallkë kyçe e programit të Autonomisë që ka filluar të zbatohet në 6 qendra spitalore në vend, e që hap pas hapi pritet të zgjerohet më tej në 17 të tilla.
“Pikë tjetër e dakordësuar në këtë marrëveshje është ofrimi i trajnimeve dhe njohja e mjekëve e infermierëve tanë me terapitë dhe pajisjet më inovative. Kjo marrëveshje bashkëpunimi e QSUNT me spitalin prestigjioz “Sheba”, ecën paralel me projektin madhor të Autonomisë Spitalore dhe Praktikave të Dyfishta për mjekët”, tha ministrja.
Bashkëpunimi mes QSUNT-së dhe “Sheba Medical Center” do të ndihmojë në ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe përkrah përpjekjet e MSHMS për të transformuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në një qendër të mirëfillta ekselence.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta