Të paktën 20 të vrarë nga sulmi izraelit në Gazë

5 Nëntor 2024 | 12:01

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se një sulm ajror izraelit në veri të Rripit të Gazës ka vrarë të paktën 20 persona, shumica gra dhe fëmijë.

Hossam Abu Safiya, drejtori i një spitali që pranoi viktimat, tha se sulmi që u krye në orët e vona të së hënës, më 4 nëntor, goditi një shtëpi në Beit Lahija, ku po strehoheshin disa familje.

Në mesin e viktimave ishin tetë gra dhe gjashtë fëmijë, sipas listës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto raportime.

Izraeli është duke kryer një ofensivë të madhe në veri të Gazës për pothuajse një muaj. Ai ka urdhëruar evakuimin e tërësishëm të Beit Lahijas, një qytezë afër Beit Hanunit dhe kampit të refugjatëve në Xhabalia, zonë ku për më shumë se një muaj nuk është lejuar dërgimi i ndihmës humanitare.

Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga Qyteti i Gazës, që ndodhet afër, në valën e fundit të zhvendosjeve gjatë luftës, e cila nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraeli.

Sulmi i Hamasit la të vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe grupi radikal palestinez rrëmbeu edhe 250 të tjerë. Afër 100 pengje janë ende brenda Gazës dhe rreth një e treta e tyre besohet se janë të vdekur.

Ofensiva hakmarrëse izraelite ka lënë të vrarë më shumë se 43.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë në shifrat që prezanton për viktimat. Por, ka thënë se mbi gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë.

Afër 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës janë zhvendosur si pasojë e luftës, shpesh disa herë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026