Vetëdorëzohet në policinë e Kosovës reperi Noizy
Reperi shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”, është vetëdorëzuar në stacionin e policisë në Pejë.
Lajmi u konfirmuar për mediat kosovare nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se Noizy aktualisht është duke u marrë në pyetje.
“Rreth orës 10:30, ai erdhi me avokatin e tij dhe është vetëdorëzuar. Po intervistohet dhe Prokurori është njoftuar për këtë rast,” tha Gashi.
Po ashtu, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bëri të ditur se Noizy do të mbahet nën arrest për 48 orë.
“Ka bërë vetëdorëzim. Ai po intervistohet nga hetuesit policorë dhe do të ndalohet për 48 orë,” shpjegoi ai.
Noizy dyshohet se ka qenë i përfshirë në një incident të dhunshëm në një klub nate në Pejë. Disa ditë më parë, reperi tjetër i njohur, Stresi, gjithashtu u vetëdorëzua në polici, por u lirua pas pagimit të një garancie prej 20 mijë eurosh.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut