Dhunimi i Medi Isenit, reperi Stresi shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës

7 Gusht 2024 | 11:06

Pas arrestimit të reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy dhe Dj Crax për dhunimin e personazhit të Tik Tok, Medi Iseni, është shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Policia e Pejës në Kosovë ka publikuar fotografinë e Stresin dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ  i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri, njofton policia, transmeton Express.

I pandehuri, sipas policisë është i kërkuar për veprën penale: ‘Ndihma’ nё kryerjen e veprës penale ‘Lёndim i rёndё trupor’”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, apelon policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të enjte do të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila hyn në ditën e...
19:14 | 25/06/2026

Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj

Turizmi në Shqipëri vijon të shënojë rritje, me një përshpejtim të ndjeshëm gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë majit 2026...
18:50 | 25/06/2026

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për...
18:48 | 25/06/2026