Buxheti i shëndetësisë për 2025, Koçiu: Tejkalon 1 miliardë euro

6 Nëntor 2024 | 17:35

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka prezantuar në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, pr/buxhetin e MSHMS për vitin 2025  I cili është parashikuar të jetë 103 miliardë e 375 milionë lekë,

“Për herë të parë i tejkalon 1 miliard euro, është 5% më e lartë se viti 2024. ky buxhet është një hap i rëndësishëm në transformimin e sektorëve të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në Shqipëri dhe synon mbështetje të qëndrueshme për përmirësimin e shërbimeve dhe mbulimin universal të shëndetësisë”,-tha Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Kociu premtoi se përmirësimi i pagave dhe kushteve të punës për profesionistët e shëndetësisë do të vijojnë, duke përfshirë rritjen e pagave për mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët e tjerë të shëndetësisë, ndërsa foli për prioritetet në shëndetësi.

“Ky buxhet mbështet 7.6 milionë vizita në shërbimin parësor, dhe angazhimin për luftën kundër sëmundjeve të rrezikshme si diabeti. Për më tepër, do të mbështetet trajtimi i 317 mijë pacientëve në spitalet e nivelit të dytë në të gjithë vendin”,-tha Koçiu.

“Ky buxhet synon të fuqizojë më tej sistemin shëndetësor dhe mbrojtjen sociale, duke siguruar më shumë shërbime dhe mbështetje për qytetarët shqiptarë,”-tha Albana Koçiu.

Investimet në infrastrukturën shëndetësore, si ndërtimi i Spitalit Rajonal në Korçë, rikonstruksioni i spitaleve të tjera, dhe rinovimi i pajisjeve mjekësore për spitalet në të gjithë vendin, janë të parashikuara në buxhetin e vitit 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
20:03 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026