“Agnesa e Zotit” vjen në Tiranë, drama shokuese shfaqet në Universitetin e Arteve
Laura Nezha, Eni Jani dhe Violeta Trebicka sollën mbrëmë në sallën e Universitetit të Arteve, shfaqjen teatrale “Agnesa e Zotit”.
Nën regjinë e të mirënjohurit Kiço Londo, aktorët interpretuan mitin e paparashikueshëm të nënës dhe natyrës njerëzore.
Drama është një vepër që provokon mendime. Ajo vë në pikëpyetje siguritë ligjore, psikiatrike, fetare dhe ekzistenciale, duke ekspozuar paqartësitë morale, duke përdorur një dialog jashtëzakonisht gazmor, dramatik, i cili është plot humor dhe zgjuarsi.
“Agnesa e Zotit” është një dramë e vitit 1979 nga dramaturgu amerikan John Pielmeier, i cili tregon historinë e një murgeshe të re (interpretuar nga Laura Nezha) që lind një fëmijë në manastir dhe këmbëngul se foshnja erdhi si rezultat i ngjizjes së virgjër.
Pasi fëmija gjendet i vdekur, një mjeke psikiatre (interpretuar nga Eni Jani) dhe nëna eprore e kuvendit (interpretuar nga Violeta Trebicka) përleshen gjatë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
Drama “Agnesa e Zotit” e cila ka marrë një sërë çmimesh dhe është shfaqur pothuajse në të gjithë vendet e botës, do të vijojë të luhet edhe më 6 dhe 7 nëntor në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit