Kallëzimi për djegien e karrigeve në Kuvend, SPAK merr vendimin për deputetët e PD
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të mos fillojë hetimet mbi çështjen e djegies së karrigeve në oborrin e Kuvendit nga 23 deputetë, pas referimit të materialeve nga Policia e Shtetit. Ngjarja u regjistrua më 30 shtator, ndërsa nga ana e policisë u mblodhën prova dhe u vendos që kallëzimi të dërgohej në SPAK.
Pas verifikimeve që SPAK kreu, u arrit në përfundimin se nuk ka vepër penale, duke vendosur mosfillimin më datën 1 nëntor.
Në atë kohë, specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:
Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës,” parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës,” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal;
Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr,” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal;
- Dhurata Çupi, 51 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Flamur Hoxha, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Xhelal Mziu, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Lefter Gështenja, 52 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Ina Zhupa, 37 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Dashnor Sula, 59 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Luan Baçi, 61 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Lodovik Hasani, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Asllan Dogjani, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Helidon Bushati, 51 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Erisa Xhixho, 39 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Sorina Koti, 40 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Edmond Spaho, 66 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Vangjel Dule, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Monika Kryemadhi, 50 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
- Isuf Çelaj, 60 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës.”
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar